Bota

Po kryente akte të turpshme para një gruaje, i moshuari vret 46-vjeçarin, e qëllon 3 herë me çifte

Menjëherë pas ngjarjes i moshuari është dorëzuar në polici, ku dhe ka sqaruar arsyet që e shtynë të bënte krimin.

26 Korrik 2022, 20:58 Nga e.k
Po kryente akte të turpshme para një gruaje, i moshuari vret
Vendi ku ndodhi ngjarja

FRANCË- Një i moshuar ka vrarë një 46-vjeçar në liqenin nudist “La Mama” në Lion, pasi ky i fundit ishte duke u masturbuar para një gruaje, shkruajnë mediat e huaja.

I moshuari, i cili është 75 vjeç, e qëlloi 46-vjeçarin me armë gjahu të paktën tre herë ku një plumb e preku në gjoks. Edhe pse armën e ka në pronësi të ligjshme, nuk dihet pse e ka pasur me vete në plazh.

Menjëherë pas ngjarjes i moshuari është dorëzuar në polici, ku dhe ka sqaruar arsyet që e shtynë të bënte krimin.

france

Sondazh

Poll