Bota

Intervista- Olena Zelenska: Lufta e ka forcuar martesën time me Volodymyr (VD)

Duke qeshur, presidenti përgjigjet me humor nëse i lejohet që të ketë një mendim ndryshe për këtë çështje, megjithatë me buzëqeshje pohoi të njëjtën gjë.

26 Korrik 2022, 18:36 Nga k.m.
Intervista- Olena Zelenska: Lufta e ka forcuar martesën time me Volodymyr
Çifti Zelenskyy

KIEV- Zonja e parë e Ukrainës, gruaja e Volodymyr Zelenskyy, Olena, i tha Piers Morgan se pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka afruar me bashkëshortin e saj. Piers udhëtoi për në Kiev për një bisedë ekskluzive me çiftin e parë të Ukrainës - e cila do të shfaqet nesër në orën 20:00.

"Unë jam dakord me teorinë se martesa bëhet më e fortë me sfidat. Mendoj se në rastin tonë do të ishte e njëjta gjë,"-tha Olena në intervistë. E pikërisht në këtë moment, ajo kthehet për të pyetur bashkëshortin e saj: Çfarë mendon për këtë?

Duke qeshur, presidenti përgjigjet me humor nëse i lejohet që të ketë një mendim ndryshe për këtë çështje, megjithatë me buzëqeshje pohoi të njëjtën gjë.

Me buzëqeshje ai shtoi: Kur je pranë meje, mendimi yt ka përparësi. Çfarë do të thoja, nuk kam ndonjë përvojë tjetër? Unë kam vetëm një grua dhe jam i lumtur.

 

volodymyr zelenskyy olena zelenskyy

Sondazh

Poll