Bota

Masakroi me thikë studenten që refuzoi propozimin për martesë, Gjykata kërkon që ekzekutimi të transmetohet në TV

Mohamed Adel, 21 vjeç, goditi me thikë disa herë shoqen e tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, e cila e kishte refuzuar atë për martesë. Më 6 korrik, gjykata e dënoi të riun me vdekje.

26 Korrik 2022, 18:54 Nga e.k
Masakroi me thikë studenten që refuzoi propozimin për
Mohamed Adel

EGJIPT- I riu që qëlloi për vdekje me thikë studenten egjiptiane para universitetit pasi ajo refuzoi propozimin e tij për martesë, do të ekzekutohet në transmetim direkt televiziv, vendosi sot një gjykatës, shkruajnë mediat e huaja. 

Mohamed Adel, 21 vjeç, goditi me thikë disa herë shoqen e tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, e cila e kishte refuzuar atë për martesë. Më 6 korrik, gjykata e dënoi të riun me vdekje.

“Transmetimi, qoftë edhe i një momenti në nisje të procesit, mund të arrinte qëllimin e parandalimit”, shkruan Gjykata në letrën e dërguar Parlamentit. 

Verdikti ka ende mundësi apelimi dhe avokati mbrojtës Farid El-Deeb tha se do ta bëjë së shpejti. El-Deeb është një nga avokatët më të njohur në Egjipt, teksa ka qenë ministër i mbrojtjes së ish-presidentit të vjetër Hosni Mubarak.

 

 

egjipt

Sondazh

Poll