Bota

FT-VD/ Veriu i Italisë përshihet nga stuhitë, breshëri shkakton dëme në makina dhe banesa

Në orët e fundit, Piemtonte është përballur me një stuhi të dhunshme breshëri. Foto e postuara në rrjetet sociale tregojnë kokrrat e breshërit me diametër gati 10 centimetra në Saluzzo dhe në zonën e Cuneos

26 Korrik 2022, 19:57 Nga e.k
FT-VD/ Veriu i Italisë përshihet nga stuhitë, breshëri
Makina e dëmtuar nga breshëri

ITALI- Pas të nxehtit afrikan duket se Italia po përballet me reshje të vrullshme shiu dhe breshëri që kanë shkaktuar dëme në makina në zona të ndryshme të Cuneos në Itali, shkruajnë mediat italiane.

Në orët e fundit, Piemtonte është përballur me një stuhi të dhunshme breshëri. Foto e postuara në rrjetet sociale tregojnë kokrrat e breshërit me diametër gati 10 centimetra në Saluzzo dhe në zonën e Cuneos. Në disa zona ka qenë e nevojshme ndërhyrja e forcave të emergjencës. Breshëri i fuqishëm ka shkaktuar dëme të llojeve të ndryshme në makina dhe banesa.

FT-VD/ Veriu i Italisë përshihet nga stuhitë, breshëri

FT-VD/ Veriu i Italisë përshihet nga stuhitë, breshëri

Në orët e mëparshme, ARPA kishte lëshuar një alarm të verdhë për mot të keq dhe reshje intensive në të gjithë Piemonten, me përjashtim të zonave të Piemontes juglindore.

itali bresher ne itali

Sondazh

Poll