Bota

Hashim Thaçi u ankua për aktakuzën e re, Gjykata i jep pjesërisht të drejtë, urdhëron prokurorin të bëjë ndryshime

Avokatët e Thaçit u ankuan për të meta në aktakuzën e reformuar. Konkretisht, argumentet e mbrojtjes së Thaçit ishin se aktakuza e re nuk ka bazë ligjore dhe se ajo duhet të hedhet poshtë, pasi pretendimet bien jashtë fushëveprimit të afatit kohor mbi të cilin gjykata ka juridiksion për të gjykuar.

26 Korrik 2022, 18:24 Nga e.k
Hashim Thaçi u ankua për aktakuzën e re, Gjykata i jep
Hashim Thaçi

HAGË- Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou e ka pranuar pjesërisht mocionin e avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi ndaj aktakuzës së re, të ndryshuar, që Zyra e Prokurorit të Specializuar e paraqiti së fundmi. 

Avokatët e Thaçit u ankuan për të meta në aktakuzën e reformuar. Konkretisht, argumentet e mbrojtjes së Thaçit ishin se aktakuza e re nuk ka bazë ligjore dhe se ajo duhet të hedhet poshtë, pasi pretendimet bien jashtë fushëveprimit të afatit kohor mbi të cilin gjykata ka juridiksion për të gjykuar.

“Akuzat e reja ndaj aktakuzës së ndryshuar të konfirmuar nuk pretendojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të të Akuzuarit në këto krime të supozuara. Në dritën e natyrës dhe shkallës së krimeve të akuzuara në rastin konkret dhe mënyrave të deklarimit të përgjegjësisë, gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se identiteti specifik i autorëve fizikë të akuzave të reja nuk duhet të deklarohet. Megjithatë, siç u përmend më lart, kur ZPS është në gjendje të identifikojë autorët e dyshuar me emër, ajo duhet ta bëjë këtë”, thuhet në vendim.

Gjykata Speciale pranon shqetësimin e mbrojtjes së Thaçit për natyrën dhe rrethanat e krimeve për të cilat akuzohen Thaçi dhe të tjerët në aktakuzën e reformuar.

“Megjithatë, në dritën e faktit se ZPS është në gjendje të jepte specifika të mëtejshme, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se akuzat e reja në Aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar do të ndryshohet në mënyrën e treguar në paragrafët 27-29, 36-37 dhe 42, më sipër”, thuhet në vendim.

Gjykata gjithashtu ka urdhëruar Prokurorinë që t’i shtojë disa vendndodhje të krimeve të prentenduara në disa paragrafë të aktakuzës së re.

 

hashim thaci

Sondazh

Poll