Bota

Skenë filmash, u rrëmbye dhe u përdhunua nga ish i dashuri, vajza shpëton falë letrave që shkruante dhe i hidhte nga dritarja

Burimet thanë se viktima dhe sulmuesi e njihnin njëri-tjetrin dhe kishin qenë më parë në një marrëdhënie.

26 Korrik 2022, 19:34 Nga e.k
Skenë filmash, u rrëmbye dhe u përdhunua nga ish i dashuri, vajza
Momenti i arrestimit

SOANJË- Një ngjarje si nëpër filma ka ndodhur në Spanjë. Një vajzë e re që mbahej prej ditësh nga një përdhunues ka arritur të shpëtojë duke hedhur letra të shkruara me dorë drejt një fqinji nga dritarja, shkruajnë mediat spanjolle.

E reja ishte mbajtur kundër dëshirës së saj për gjashtë ditë në një shtëpi në Pontevedra në veriperëndim të Spanjës dhe ishte përdhunuar nga rrëmbyesi, thanë zyrtarët e Guardia Civil, të cilët thyen derën e shtëpisë duke e shpëtuar atë mëngjesin e ndjeshëm.

“Agjentët vendosën të mos trokisnin në derë, pasi gruaja i kishte paralajmëruar se nëse agresori i dyshuar shihte policinë e kishte kërcënuar se do ta vriste. Kështu përballë një krimi flagrant ata përdorën forcë duke thyer derën', thuhet në deklaratë.

Vajza kishte arritur të jepte alarmin duke hedhur disa letra të shkruara me dorë në një prej dritareve të ndërtesës. I dyshuari u identifikua vetëm si 26 vjeçari me iniciale M.F.R, 26, rezident vendas i cili do të përballet me akuzat e heqjes të paligjshme të lirisë, sulm seksual dhe sulme trupore.

Burimet thanë se viktima dhe sulmuesi e njihnin njëri-tjetrin dhe kishin qenë më parë në një marrëdhënie.

Familja  viktimës kishin deklaruar zhdukjen e saj disa ditë më parë ndërkohë që i arrestuari është i dyshuar dhe për sulme të ngjashme pasi kishte rrëmbyer një tjetër viktimë vetëm një muaj më herët në qytetin fqinjë të Ponteareas.

spanje policia spanjolle

Sondazh

Poll