Bota

Çfarë po ndodh? Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve: Nëse i shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Policia e rajonit të Prizrenit shkruan se ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.

26 Korrik 2022, 18:14 Nga e.k
Çfarë po ndodh? Autoritetet kërkojnë ndihmën e
Personat e shpallur në kërkim nga Policia

PRIZREN- Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmen e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy persoanve të cilët akuzohen për grabitje. 

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Policia e rajonit të Prizrenit shkruan se ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.

"Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor", thuhet në njoftim.

POSTIMI I POLICISË SË KOSOVËS

kosove policia e kosoves

Sondazh

Poll