Politike

Manjani 'shpërthen' ndaj Gjykatës së Apelit: Merreni atë vendim dreqi e mori, PD duhet të formalizohet

Ylli Manjani i cili gjatë fjalës së tij u ndal tek Gjykata e Apelit në lidhje me vendimin që sipas tij do i jepte njëherë e mirë zgjidhje çështjes se kush është kryetari i Partisë Demokratike dhe pse sipas tij kjo është e qartë por që PD ka nevojë të formalizohet. 

26 Korrik 2022, 20:21 Nga e.k
Manjani 'shpërthen' ndaj Gjykatës së Apelit:  Merreni
Ylli Manjani

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me intelektualë në kuadër të takimeve që lideri i demokratëve ka ndërmarrë ditët e fundit. I pranishëm në takim ishte dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili gjatë fjalës së tij u ndal tek Gjykata e Apelit në lidhje me vendimin që sipas tij do i jepte njëherë e mirë zgjidhje çështjes se kush është kryetari i Partisë Demokratike dhe pse sipas tij kjo është e qartë por që PD ka nevojë të formalizohet. 

"Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar. PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori", tha Manjani.

Ylli Manjani: Mbështes idenë e një vjeshte proteste. Diçka që ia vlen, elbasanlliu, sarandjoti, tropojani kanë nevojë të protestojnë në vendin e tyre. Kam dëshirë t’i bëj thirrje Gjykatës së Apelit Tiranë të mbajë vetëm një premtim që e ka bërë vetë në një deklaratë publike ku kërkonte që mos të kishte presion për të gjykuar. PD duhet të formalizohet një orë e më parë, është shumë vonë, nuk ka kuptim kjo histori. Merreni atë vendim dreqi e mori, mbylleni këtë histori. Nuk e di çfarë duhet bërë më shumë se sa kaq. Edhe Alibej-Basha ka kërkuar të gjykohet shpejt kjo çështje. Kjo është çështje e interesit publik. Të sqarohet një orë e më parë, jo se ka problem përfaqësimi se e ka treguar populli. Gjykata e Apelit Tiranë, të ketë kurajon e nevojshme për të gjykuar sa më parë historinë, që s’besoj se meriton as gjykim.

ylli manjani

Sondazh

Poll