Politike

Spartak Braho nuk përmbahet: Edi Rama sharlantan dhe sociopat. Do ikë si Musolini

Në fjalën e tij, Braho u shpreh se PS ka krijuar një grup ekonomik të korruptuar dhe skemë vjedhje përmes bankomateve dhe sporteleve.

26 Korrik 2022, 20:02 Nga k.m.
Spartak Braho nuk përmbahet: Edi Rama sharlantan dhe sociopat. Do ikë
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka folur për kryeministrin Edi Rama duke shprehur rezerva për mënyrën e tij të qeverisjes. I ftuar në emisionin “Frontline” në Neës24, ish-deputeti Spartak Braho ka folur për qeverisjen socialiste duke i bërë një paralajmërim kryeministrit Edi Rama që ai t’i thërrasë mendjes.

Në fjalën e tij, Braho u shpreh se PS ka krijuar një grup ekonomik të korruptuar dhe skemë vjedhje përmes bankomateve dhe sporteleve.

"Unë lus që Edi Rama t’i thërrasë mendjen dhe t’i vërë gishtin kokës. Është kryeministër. Që të ndryshojë metodologjinë. Të jetë me antena shumë të ndjeshme. Kjo është një këshillë sepse më dhimbset PS. Nuk janë. Kanë krijuar një grup ekonomik të korruptuar dhe skemat e vjedhjes dhe bankomateve dhe sporteleve. Edi Rama është sharlantan, është edhe sociopat. Është pa shina. Veçanërisht me egon e tij për të monopolizuar çdo gjë. Ai do iki si Musolini. Kam parashikuar metoditën e qeverisjes së tij. Është sharlatan, po e përsëris. është njeri jonormal. Duam qetësi. Ka probleme të tjera populli, vendi, të cilat duhen të zhvillohen dhe të ecin duke u zgjidhur në front,"-tha Spartak Braho.

 

spartak braho

Sondazh

Poll