Politike

Berisha flet për protestën e 7 korrikut: Ishte një stacion, opozita tashmë është në këmbë

Gjatë fjalës së tij lideri i demokratëve u ndal dhe tek protesta e datës 7 korrik të cilën e cilësoi vetëm si një stacion pasi rruga e gjatë vazhdon dhe garantoj shqiptarët se tashmë opozita është në këmbë.

26 Korrik 2022, 20:08 Nga e.k
Berisha flet për protestën e 7 korrikut: Ishte një stacion,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me intelektualë në kuadër të takimeve që lideri i demokratëve ka ndërmarrë ditët e fundit. Gjatë fjalës së tij lideri i demokratëve u ndal dhe tek protesta e datës 7 korrik të cilën e cilësoi vetëm si një stacion pasi rruga e gjatë vazhdon dhe garantoj shqiptarët se tashmë opozita është në këmbë.

Sali BerishaNjë stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera janë për t’u marrë. Kam shumë dëshirë të dëgjoj mendimet tuaja, të dëgjoj opinionet. Ju jeni vokal, njerëz me fibër politike dhe me interesa të qarta në mbrojtje të interesit publik, me prononcime të qarta. E gjykova të mos kalojmë direkt në shkëmbimin e mendimeve për etapat e ardhshme.

partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll