Politike

Berisha takim me intelektualët: Kemi një kundërshtar që nuk respekton asnjë parim dhe marrëveshje

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u shpreh se shqiptarët kanë përballë një regjim që nuk respekton asnjë parim dhe që shkel marrëveshjet. 

26 Korrik 2022, 19:47 Nga e.k
Berisha takim me intelektualët: Kemi një kundërshtar që nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me intelektualë në kuadër të takimeve që lideri i demokratëve ka ndërmarrë ditët e fundit. Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u shpreh se shqiptarët kanë përballë një regjim që nuk respekton asnjë parim dhe që shkel marrëveshjet. 

Sali Berisha- Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë. Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj.

sali berisha

Sondazh

Poll