Politike

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj: Hapet gara për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Ashtu si më herë, Veliaj deklaroi se gara për ndërtimin e Teatrit u shty për shkak të krizës së çmimeve që solli një rritje të produkteve që përdoren për ndërtim, si hekuri dhe betoni, duke shtyrë ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

26 Korrik 2022, 18:03 Nga k.m.
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, Veliaj: Hapet gara për
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës se është hapur gara për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Ashtu si më herë, Veliaj deklaroi se gara për ndërtimin e Teatrit u shty për shkak të krizës së çmimeve që solli një rritje të produkteve që përdoren për ndërtim, si hekuri dhe betoni, duke shtyrë ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

"Vendimi i parë ka të bëjë me reflektimin e një ndryshimi në buxhet që ka të bëjë me ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Asnjë nuk e kishte pritur që lufta në Ukrainë do të sillte trazim total të tregjeve, sidomos në çmimet e hekurit, çelikut dhe të betonit. Kryesisht këto kanë elementët bazë. Prandaj ne e kishim të pamundur të hapnim një garë ndërkombëtare me çmimet e para luftës. Kështu që i kemi kërkuar Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave që të indeksojmë çmimin, pra që të indeksojmë me çmimet që janë sot, sepse ndryshe ne rrezikojmë që të na dështojë kjo garë dhe të vazhdojmë me përsiatjet e betejave për teatrin, ku ju e dini fare mirë që futet edhe politika dhe njerëz që nuk kanë qenë ndonjëherë në teatër,”- tha Veliaj.

Kujtojmë se pas tri vitesh përplasje Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të 17 majit 2020. Rreth orës 04:30, dhjetëra forca policie rrethuan godinën e zbrazën për t'iu lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që nisën rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks. Prej asaj dite, deri më tani nuk ka nisur procesi për ndërtimin e godinës së re, që pritet të ndodhë së shpejti. 

erion veliaj

Sondazh

Poll