Sport

Nuk ka marrëveshe për De Ketelaere, Maldini del i zhgënjyer nga mbledhja! Ka distancë mes Milanit dhe Brugge

Takimi mes Maldinit, Massara-s dhe drejtuesve të Clube Brugge për Charles De Ketelaere zgjati rreth 1 orë e 15 minuta në hotelin Splendid në Lugano.

26 Korrik 2022, 17:57 Nga DOSJA

Nuk ka marrëveshe për De Ketelaere, Maldini del i zhgënjyer nga

ITALI- Takimi mes Maldinit, Massara-s dhe drejtuesve të Clube Brugge për Charles De Ketelaere zgjati rreth 1 orë e 15 minuta në hotelin Splendid në Lugano. Pozicioni i kuqezinjve mbetet i njëjtë me një ofertë prej pak më shumë se 30 milionë euro (e fundit duket 33), edhe kërkesa e belgëve është 35 plus bonuset.

Nga Clube Brugge bëjnë të ditur se marrëveshja ende nuk është gjetur. Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini dukshëm u shfaq i zhgënjyer, një gazetar që ndodhej aty e pyeti se si shkoi takimi: "Më njeh tashmë..." duke iu referuar faktit se nga goja e tij nuk del kurrë asgjë për mediat!

E.Ç (Dosja.al)

maldini milan

Sondazh

Poll