Sport

"Neymar e humbi magjinë e tij në Paris"

Thomas Meunier, ish-shoku i skuadrës së brazilianit te PSG, ka folur për gazetën gjermane 'Kicker' për sulmuesin.

26 Korrik 2022, 16:25 Nga DOSJA

"Neymar e humbi magjinë e tij në Paris"

FRANCE - Qyteti i 'dashurisë' duket se ka eklipsuar atë që dikur ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. Kështu mendon Thomas Meunier. Futbollisti i Borussia Dortmundit, i cili për tre sezone ka veshur fanelën e PSG-së dhe ka qenë shok skuadre me Neymar, ka deklaruar në një intervistë për gazetën gjermane 'Kicker', se 'Ney' nuk është i njëjti dhe "e ka humbur magjinë e tij në Paris".

Mbrojtësi i djathtë i Borussia Dortmund e deklaroi veten gjithashtu një tifoz të sulmuesit brazilian gjatë kohës kur ai ishte te Barcelona dhe mendon se ai kurrë nuk tregoi versionin e tij më të mire, që kur u largua nga katalanasit për në Francë në 2017.

"Më duhet të pranoj se isha një tifoz i madh i Neymar, kur ai ende luante për Barcelonën. Nëse do të kisha qenë 10 vjeç, do ta kisha pasur posterin e tij në dhomën time,"- rrëfen ai.

Meunier foli edhe për largimin e tij nga klubi francez në vitin 2020. “Në Paris, drejtori sportiv i asaj kohe, Leonardo, më largoi, pasi nuk donte ta rinovonte kontratën time.  Gjithçka ndodhi pa mua,”- është shprehur ish-mbrojtësi i PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll