Sport

"Inter nuk më tradhëtoi"! Dybala prezantohet te Roma, zbulon fjalët e para me Mourinhon

Paulo Dybala është prezantuar tashmë zyrtarisht me median si një lojtar i Romës dhe përpara se të shfaqet para tifozëve verdhekuq në mbrëmje i është përgjugjur interesimit të gazetarëve

26 Korrik 2022, 16:02 Nga DOSJA

"Inter nuk më tradhëtoi"! Dybala prezantohet te Roma, zbulon

ITALI- Paulo Dybala është prezantuar tashmë zyrtarisht me median si një lojtar i Romës dhe përpara se të shfaqet para tifozëve verdhekuq në mbrëmje i është përgjugjur interesimit të gazetarëve në lidhje me skuadrën e tij të re, por edhe mardhëniet me Inter, që e braktisi kur dukej një transferim i kryer dhe me Juventus, skuadër që nëse do t’i shënojë, argjentinasi e ka bërë të qartë se “nuk do të festojë”.

Asnjë mëri me Marottan, që në një pikë të bisedimeve e konsideroi të panevojshëm për Interin: “A ndihem i trdhëtuar? Jo, fare. Që kur përfundoi kontrata me Juven menaxherët e mi kanë folur me shumë skuadra. Unë kam një raport shumë të mirë prej kohësh me Marottan, shumë skuadra u afruan, pastaj erdhi Tiago Pinto në Torino e gjërat ndryshuan – tha argjentinasi që u vu menjëherë në dispozicion të Mourinhos, telefonata e të cilit e bindi të transferohet në Romë. “Për çështje taktike, mendoj se është punë e trajnerit.

Do të vendosë ai ku do të luaj, unë jam i hapur të luajë ku të më kërkojë ai. Telefonata e tij më dha kënaqësi të madhe, një ditë më shkroi papritur pasi kisha folur me drejtorin. Por i falenderoj të gjithë”.

Dybala zbuloi edhe gjërat e thëna në bisedën me Mourinhon që e bënë të pranonte kryeqytetin: “Gjëja e parë që e pyeta trajnerin ishte se çfarë synojmë të fitojmë. Mua më pëlqen të fitoj, edhe atij. Si Mourinho ashtu edhe klubi më kanë dhënë pika për t’u ndalur, ka besim dhe vetëdije të madhe këtu. Shumë e rëndësishme të ecim përpara dhe për të ndjekur objektivat. Do të përpiqem të jap më të mirën time dhe të sjell përvojën time për të vazhduar të fitoj”.

E.Ç (Dosja.al)

dybala roma

Sondazh

Poll