Politike

VD-Ndryshimi i emrit të partisë, Meta: Asnjë nuk kishte kundërshtime

Meta deklaroi ditën e sotme se asnjë person nuk kishte kundërshtime në parti për ndryshimin e emrit.

26 Korrik 2022, 13:38 Nga A.B
VD-Ndryshimi i emrit të partisë, Meta: Asnjë nuk kishte
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se asnjë person nuk kishte kundërshtime në parti për ndryshimin e emrit.

'Ajo konventë mori ato vendime në mënyrën më transparente. Nëse nuk janë dakord, e pranojnë referendumin dhe brenda forcës politikës.Se kemi vetëm në nivel kombëtar. Në çdo koment janë të lutur të kundërshtojnë. Të jeni të sigurt që jo vetëm e pranuan, por është një emër i gjithë pranuar në shoqëri, pasi ka nevojë për aromë lirie. Gjithë kjo shtypje, kjo përmbysje ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe në vështirësi ekonomike, kjo arrogancë tallëse, polarizim dhe patronazhim për të kontrolluar mendimet dhe idetë, s’ka, është shtypje që ka reagimin e vetë. ‘Partia e Lirisë” po vjen si një reagim ndaj kësaj shtypje të pabesë. Erdhën me premtime të tjera, po bëjnë krejt të kundërtën.'- u shpreh Meta.

Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

ilir meta

Sondazh

Poll