Politike

VD-"E majtë apo e djathtë?", Meta sqaron ideologjinë e Partisë së Lirisë: Patriotike!

Meta bëri disa pyetje "retorike" sesi sipas tij është katandisur sot Partia Socialiste. 

26 Korrik 2022, 13:26 Nga f.g

VD-"E majtë apo e djathtë?", Meta sqaron ideologjinë e

TIRANE- Kryetari i Partia e Lirisë, Ilir Meta sqaroi sot se Partia e Lirisë nuk kufizohet mes të majtës dhe të djathtës. Meta tha se PL është një parti patriotike ndërsa bëri disa pyetje "retorike" sesi sipas tij është katandisur sot Partia Socialiste. 

Pyetje: LSI identifikohej si e majtë, po PL, e majtë apo e djathtë? 

Ilir Meta: PL është Liria. PL është e majtë apo e djathtë? Kushtetuta është e majtë apo e djathtë? është gjithëpërfshirëse, tani nuk kemi të bëjmë me të majtë apo me të djathtë? Kam një pyetje, PS sot është e majtë apo e djathtë? Se e kemi kritikuar atë në Beograd po jepte ai 100 euro mbështetje për familjet në pandemi. Kam një pyetje tjetër, PS jo socialistët është një parti patriotike sot? është ajo parti që kush isha unë dhe të tjerët dha atë kontribut për Kosovën? Që ziheshim me Berishën por jepnim mesazhe solidariteti apo është parti që ka frikë të flasë për Srebenicën dhe Kosovën dhe lejon një aventurier ti fusë thika pas shpine Kosove? PL është parti patriotike, nuk mendojmë ta bëjmë të vetëm. Flaka nuk do ti vëjë zjarrin por do e shpëtojë Shqipërinë nga rrokullisja e kësaj bande. 

Çfarë ndodhi pasditen e djeshme? Nga dje, LSI nuk ekziston më. Partia e ish-presidentit e themeluar në 2004 ndryshoi në mbledhjen e djeshme të Konventës duke marrë emrin "Partia e Lirisë". Partia e Lirisë drejtohet nga Ilir Meta që la kostumin e presidentit për t'ju rikthyer betejës në frontin opozitar. Meta është zotuar për rikthimin e sovranitetit tek qytetarët dhe rrëzimin e qeverisë Rama.

ilir met partia e lirisë

Sondazh

Poll