Politike

VD-Meta: I bëj thirrje Ramës të heqë urgjent arkëtarin e partisë nga doganat dhe nga tatimet

Meta i bëri thirrje Ramës që të heqë dhe patronazhistës që janë te Doganat dhe te Tatimet.

26 Korrik 2022, 13:21 Nga A.B
VD-Meta: I bëj thirrje Ramës të heqë urgjent arkëtarin
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta i ka bwrw thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkarkojë drejtorin e Doganave, Genti Gazheli. Meta i bëri thirrje Ramës që të heqë dhe patronazhistës që janë te Doganat dhe te Tatimet.

'Dje, barometri i Ballkanit ka konstatuar se 59% e shqiptarëve kanë problem situatën ekonomik. Kjo është tepër e papranueshme dhe e kuptueshme për filozofinë e kësaj qeverie, mjafton të kemi konsideratë se gjatë periudhës së pandemisë qytetarët nuk u mbështetën aspak nga qeveria e tyre. Kemi qënë me mbështetje të pakët nga qeveria. E gjithë barra e rëndë i takon qytetarëve. Ajo që është më e qartë është se qeveria paguan me dhjetra miliona euro për inceneratorët. Për tenderat me 10 fishin e vendeve të rajonit, merr borxhe të njëpasnjëshme. Kjo situatë e rëndë që ka kapluar vendin tonë provohet nga skandalet, në atë të doganave. Ka konflikt të hapur interesi, sipas raportimeve shtetit i humbasin të ardhurat, tregon se çdo sektor është kthyer në grabitës të qytetarëve tanë. I bëj thirrje Ramës të heqë urgjent arkëtarin e partisë nga doganat dhe nga tatimet. '- tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll