Politike

VD-Në krye të 'Partisë së Lirisë', Meta: Sot e deri ditën e triumfit jam pa xhaketë

Meta i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen partisë së tij. 

26 Korrik 2022, 13:17 Nga A.B
VD-Në krye të 'Partisë së Lirisë', Meta: Sot
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se nga sot e deri në ditën e fundit të triumfit do të jetë pa xhaketë. Po ashtu, ai i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen partisë së tij. 

'E di shumë mirë se duke qënë krenar për ato sakrifica janë të ndërgjegjshëm se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të rivendosur në vend demokracinë, kushtetueshmërinë dhe për të fituar lirinë të gjithë shqiptarët. Dua të falenderoj intelektualët që i janë bashkuar, që nga ambasadori Agim Nesho, janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent. Aleati më i madh është indiferenca e njerëzve të ndershëm e sidomos e intelektualëve që kanë një përgjegjësi të madhe. Duhet të fillojmë nga puna, se nuk e kemi kostumin që na sillte atë pyetjen se a i lejohet të flasë kështu një presidenti. Tani jemi pa xhaketë, sot e deri ditën e triumfit. '- tha Meta. 

ilir meta

Sondazh

Poll