Sport

Rast i artë për Vllazninë, PLAS te Craiova! Skandal dhe britma në dhomat e zhveshjes, presidenti largon dy lojtarë

Rivali i Vllaznisë në Conference League, Universitatea Craiova duket se nuk po kalon një periudhë të mirë në Rumani, pas takimeve të fundit

25 Korrik 2022, 18:30 Nga DOSJA
Rast i artë për Vllazninë, PLAS te Craiova! Skandal dhe britma
Universitatea Craiova

RUMANI- Rivali i Vllaznisë në Conference League, Universitatea Craiova duket se nuk po kalon një periudhë të mirë në Rumani, pas takimeve të fundit. Ekipi rumun ka marrë tri barazime në kampionat dhe një nisje e tillë ka nervozuar lojtarët.

Sipas burimeve të ProSport, pas ndeshjes me Cluj në dhomën e zhveshjes ka pasur të bërtitura dhe qortime. Kjo gjë duket se nuk i ka lënë një shije të mirë presidentit të klubit, i cili ka përjashtuar nga skuadra dy lojtarë.

Mësohet gjithashtu se drejtuesit e klubit kanë qortuar trajnerin që nuk ka arritur të forcojë fizikisht lojtarët pas kthimit nga faza përgatitore në Austri.

E.Ç (Dosja.al)

vllaznia universitatea craiova

Sondazh

Poll