Aktualitet

Revolta e biznesmenit: Dua të rritin ujin që është për të larë haletë, energjinë na i shesin 30% më shtrenjtë

23 Shkurt 2019, 13:06 Nga DOSJA
Revolta e biznesmenit: Dua të rritin ujin që është për

Enti Rregullator i Ujit u shpreh një ditë më parë se ka ende hapësirë për rritje të çmimit të ujit në vend, nisur nga niveli i përballueshmërisë. (lexo këtu) Por për këtë dhe situatën e krijuar nga ndërprerja e energjisë eletrike ka reaguar biznesmeni Zak Topuzi.

Ky i fundit për rritjen e çmimit të ujit shprehet se ky që përdorim nuk vlen as për të shpërlarë haletë. Ndërsa për OSSHE-në tregon se nuk mban përgjegjësi për dëmet  shkaktuara pasi sipas tij brenda dy orësh i është ndërprerë 25 herë energjia.

“Çmimi ujit mund të rritet thotë Enti !!! I kujt uji, atij për të shplarë haletë se për tjetër gjë nuk bën. Sot 25 herë brenda dy oresh është nderprerë energjia elektrike në Hotel Mondial dhe OSHEE nuk mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara. Dhe kërkon përsëri të rrit çmimin. Nuk i mjafton qe na e shet 30% më shtenjtë se gjithë rajoni energjinë e prodhuar nga veprat e Enverit ku gjithë shqiptarët kanë investuar.”, shprehet biznesmeni Zak Topuzi i revoltuar.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndërprerja e energjise rritja e çmimit të ujit zak topuzi ndërprerja e energjise rritja e çmimit të ujit zak topuzi

Sondazh

Poll