Aktualitet

Atentati në Milot/ “Toyota” e blinduar në pronësi të një shqiptari nga Maqedonia e Veriut, Ylli e kishte marrë me qira

Mesa duket, Brahimi i kishte shpëtuar dy atentateve mafioze në qytetin e Laçit dhe Milotit, ndaj dhe ishte siguruar duke marrë masa për të lëvizur me automjet të blinduar. Megjithatë 108 gëzhojat e automatikut kishin depërtuar xhamat e makinës.

25 Korrik 2022, 18:47 Nga k.m.
Atentati në Milot/ “Toyota” e blinduar në pronësi
Makina e Ylli Brahimit

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati mafioz i kryer ndaj Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit, ngjarje kjo e regjistruar mbrëmjen e të premtes së 22 korrikut në zonën e Milotit. Gazetari Elton Qyno, shkruan për "OraNews", automjeti i blinduar tip “Land Chruizler”, i cili u bë shoshë nga tre automatikë, rezulton të jetë në pronësi të një shqiptaro-maqedonasi me emrin Haziz.

Ky i fundit mësohet se ka dhënë me qira Ylli Brahimit, i cili kishte dhe një autorizim përdorimi të makinës së blinduar, duke e futur nga Pika Kufitare e Morinës. Mesa duket, Brahimi i kishte shpëtuar dy atentateve mafioze në qytetin e Laçit dhe Milotit, ndaj dhe ishte siguruar duke marrë masa për të lëvizur me automjet të blinduar. Megjithatë 108 gëzhojat e automatikut kishin depërtuar xhamat e makinës.

Deri ditën e sotme Ylli Brahimi nuk ka qenë në gjendje të japë dëshminë e tij për ngjarjen, për shkak të gjendjes shëndetësore. Ditën e atentatit, të premten, i pari që është qëlluar me armë, ka qenë Klisman Preçi, i cili rezulton të ketë zbritur nga makina “Toyota” e blinduar për të hapur derën e oborrit të pallatit. Prej pak kohësh, 28-vjeçari kishte nisur punë si shoferi i Brahimit. Në momentin që ka dëgjuar të shtënat, Brahimi ka qëndruar në makinën e blinduar, por sërisht ka marrë 2 plumba në këmbë dhe 1 në gjoks. Kjo për shkak të plumbave të përdorur për atentatin.

makina e ylli brahimit ylli brahimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Korrik 2022, 18:34 k.m.

Vdes një 37-vjeçar polak në Sarandë

Foto ilustruese SARANDË- Një turist polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Sarandës, ndërsa dyshoh...