Aktualitet

Sarandë/ Bie nga kati i dytë i banesës fëmija 4-vjeçar, niset drejt Traumës me helikopter

E mitura është duke u transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës, në kryeqytet.

25 Korrik 2022, 16:06 Nga k.m.
Sarandë/ Bie nga kati i dytë i banesës fëmija
Foto ilustruese

SARANDË- Një 4-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i banesës ku jetonte në Sarandë. E mitura është duke u transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës, në kryeqytet. Kjo pasi në momentin e rrëzimit, ajo është goditur në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot, rreth orës 15:20, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore, një fëmijë i moshës 4 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës,  në fshatin Berdenesh, Sarandë. Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore  më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

sarande

Sondazh

Poll