Aktualitet

Atentati në Milot/ Ylli Brahimi në gjendje të rëndë tek 'Trauma', hetimi "peng" i dëshmisë së tij

Por sipas burimeve për Dosja.al, bëhet me dije se edhe pse jashtë rrezikut për jetën, Brahimi është në gjendje të rëndë shëndetësore, e ndodhet në zonën e kujdesit intensiv.

25 Korrik 2022, 17:16 Nga k.m.
Atentati në Milot/ Ylli Brahimi në gjendje të rëndë tek
Ylli Brahimi

KURBIN- Policia dhe Prokuroria e Kurbinit nuk kanë mundur të sigurojnë dëshminë e Ylli Brahimit, i mbijetuari i atentatit që tronditi Milotin pak ditë më parë, mbrëmjen e të premtes. 46-vjeçari, i cili mori plumba në kraharor dhe në këmbë, po merr trajtim në Spitalin e Traumës. Por sipas burimeve për Dosja.al, bëhet me dije se edhe pse jashtë rrezikut për jetën, Brahimi është në gjendje të rëndë shëndetësore, e ndodhet në zonën e kujdesit intensiv.

Megjithatë 46-vjeçari është tentuar të merret në pyetje nga dy oficerë, por për shkak të komplikacioneve, nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë. Ndaj dhe dëshmia është lënë të merret në një moment të dytë.

Deri më tani, të gjitha të dhënat tregojnë se Brahimi ishte objektiv i atentatit, ku ai u plagos dhe mbeti i vrarë fqinji dhe shoferi i tij, Klisman Preçi. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të pallatit ku banonin Brahimi dhe Preçi. Autorët, që po i ndiqnin prej kohësh, dolën nga mjeti i blinduar dhe më pas e qëlluan me breshëri plumbash, plot 108 të tillë, duke bërë shoshë edhe mjetin anti-plumb. Të dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital, por 28-vjeçari Preçi ndërroi jetë.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur në 17 korrik në Fushë-Krujë ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata, dhe Besmir Hoxha, por nuk ka asnjë fakt që i lidh të dyja atentate, veç të shkuarave të tyre që ndërlidhen.

ylli brahimi

Sondazh

Poll