Aktualitet

'Nga 190 cm të gjatë', ishin kthyer në makthin e italianëve, arrestohet banda e 'skifterave' në Itali

Të rinjtë ishin në moshën nga 26 deri në 27 vjeç dhe akuzohen për të paktën 10 vjedhje të cilat kanë ndodhur në harkun kohor të 20 ditëve, shkruajnë mediat italiane. Policia nuk gjeti shumë prova dhe të dhëna kompromentuese pas kontrollit të bërë në banesë përveç disa sendeve të vjedhura dhe disa fatura të dërgimit të parave jashtë vendit. 

25 Korrik 2022, 15:51 Nga e.k
'Nga 190 cm të gjatë', ishin kthyer në makthin e
Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë

ITALI- Tre të rinj shqiptarë janë arrestiuar nga Policia italiane pasi ishin kthyer në makthin e banorëve në bashkitë e Malalbergo, Ozzano dell’Emilia, Castello d’Argile, Medicina, Castel San Pietro Terme, por edhe Castelfranco Emilia dhe Vig0nola ku kishin kryer dhe një sërë vjedhjesh.

Të rinjtë ishin në moshën nga 26 deri në 27 vjeç dhe akuzohen për të paktën 10 vjedhje të cilat kanë ndodhur në harkun kohor të 20 ditëve, shkruajnë mediat italiane. Policia nuk gjeti shumë prova dhe të dhëna kompromentuese pas kontrollit të bërë në banesë përveç disa sendeve të vjedhura dhe disa fatura të dërgimit të parave jashtë vendit. 

Ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën ata lëviznin përpara se të kryenin vjedhjet. Gjatë sekuestrimeve u gjetën edhe targa të tjera të vjedhura për të maskuar makinën si dhe mjete të ndryshme për vjedhje, kryesisht pajisje ndërtimi.

Si veproi grupi
Grupi ishte mjaft i thjeshtë: ata kishin disa makina që i parkonin në zona të ndryshme sipas rëndësisë së tyre strategjike dhe që i arrinin në këmbë pasi kishin parkuar makinën "e pastër" në distancë. Makinat e përdorura për bastisjet e mbrëmjes iu vendosnin targa të vjedhura nga makina të tjera. Me të mbërritur në vend, duke u mbështetur në aftësinë fizike (dy prej tyre ishin mbi 190 cm) dhe shkathtësinë, hynin në banesat duke thyer dhunshëm grilat, por edhe derën e blinduar, duke bastisur kështu sendet me vlerë. 

itali

Sondazh

Poll