Aktualitet

Vdes një 37-vjeçar polak në Sarandë

Policia e Shtetit ka bërë me dije se 37-vjeçari ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka humbur jetën.

25 Korrik 2022, 18:34 Nga k.m.
Vdes një 37-vjeçar polak në Sarandë
Foto ilustruese

SARANDË- Një turist polak ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Sarandës, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Policia e Shtetit ka bërë me dije se 37-vjeçari ka mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, por më pas ka humbur jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia e shtetit

Sondazh

Poll