Aktualitet

Dënohen me burg tre shqiptarët/ Trafikonin emigrantët për në Angli, mes tyre edhe një fëmijë

Të tre shqiptarët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht bashkatdhetarët e tyre për në Angli duke i fshehur në furgonin e një 63-vjeçareje belge. Edhe kjo e fundit rrezikon të dënohet për transportin ilegal të emigrantëve.

25 Korrik 2022, 18:26 Nga k.m.
Dënohen me burg tre shqiptarët/ Trafikonin emigrantët për
Foto ilustruese

NJUPORT -Një 63-vjeçare nga Liège u dënua nga gjykata penale në Bruges pasi akuzohet për transport ilegal të emigrantëve shqiptarë. Po ashtu, tre shqiptarë janë dënuar me mbi 4 vjet burg nga një gjykatë belge pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore. 

Të tre shqiptarët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht bashkatdhetarët e tyre për në Angli duke i fshehur në furgonin e një 63-vjeçareje belge. Edhe kjo e fundit rrezikon të dënohet për transportin ilegal të emigrantëve.

Në furgonin e saj u gjetën tre shqiptarë mes një grumbulli pikturash që gruaja nga Belgjika pretendonte se do t’i shiste në Angli. Bashkë me ta ishte edhe një fëmijë 3–vjeç. Furgoni i Viviane V. u ndalua në Nieuwpoort, ku gjatë kontrollit u gjetën edhe tre shqiptarët dhe bashkë me ta edhe një fëmijë 3-vjeçar.

V. u vu në pranga, por mohoi të gjitha akuzat. Hetimet zbuluan se 36-vjeçari shqiptar Ermal L. mësohet se ka shoqëruar gruan belge në Drongen ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë, Hysen D. 35 vjeç dhe Basri A. 40 vjeç. Sipas mediave belge, 35-vjeçari Hysen D., dhe 40-vjeçari Basri A., janë kokat e trafikut të qenieve njerëzore. Bashkë me Ermal L. ata janë dënuar me mbi 4 vjet burg shoqëruar edhe me gjoba të majme ndaj tyre.

Por nga hetimet rezultoi se gruaja shoqërohej nga Oupeye në parkingun e autostradës nga shqiptari Ermal L. Ai do të kishte rregulluar transportin dhe për këtë ishte dënuar edhe një vit burg./ Marrë nga nieuwsblad.be

belgjike

Sondazh

Poll