Aktualitet

Fëmijët dhe gruaja në emigrim, i moshuari nga Divjaka gjendet i pajetë brenda banesës

70-vjeçari jetonte prej disa vitesh vetëm, pasi gruaja dhe fëmijët jetojnë jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

25 Korrik 2022, 17:10 Nga k.m.
Fëmijët dhe gruaja në emigrim, i moshuari nga Divjaka gjendet i
Foto ilustruese

DIVJAKË- Një 70-vjeçar nga Divjaka është gjetur u pajetë brenda shtëpisë së tij, sot rreth orës 11:30. Viktima është Jani Kutra, 70 vjeç, banues ne qytetin e Divjakës.

70-vjeçari jetonte prej disa vitesh vetëm, pasi gruaja dhe fëmijët jetojnë jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se kishte ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sipas burimeve, dyshohet se i ndjeri ka ditë që ka vdekur, pasi dëshmitarët thonë se nuk e kanë parë prej gati 10 ditësh.

divjake

Sondazh

Poll