Aktualitet

U la në 'arrest shtëpie' nga Gjykata, ish-shefi i krimeve Saimir Rrustemi: Ju falenderoj për mbështetjen, e drejta ime do dalë

Gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore me dhjetëra qytetarë protestuan para Gjykatës së Shkodrës kundër arrestimit të Saimir Rrustemit.

25 Korrik 2022, 16:11 Nga e.k
U la në 'arrest shtëpie' nga Gjykata, ish-shefi i krimeve
Saimir Rustemi

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në "arrest shtëpie" ish-shefi i krimeve Saimir Rrustemi së bashku me 10 nga 13 policët dhe ish-policët e arrestuar pak ditë më parë. Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderat.

Gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore me dhjetëra qytetarë protestuan para Gjykatës së Shkodrës kundër arrestimit të Saimir Rrustemit.

Ndërkohë, ditën e sotme vetë Rrustemi, përmes një statusi në Facebook i falënderon të gjithë për mbështetjen në ato momente të vështira.

"Ju falenderoj pa fund për mbështetjen. Ju ishit forca ime ne ketë moment shume te vështire. E drejta ime do dale ne drite, por ju garantoj se pavarësisht atyre qe akuzohem, unë asnjëherë ne jetën time nuk kam mare pjese ne një tender sado te madh apo te vogël, ASNJEHERE!!!! Zoti ua shpërbleftë", shkruan ai.

POSTIMI I SAIMIR RUSTEMIT

Qytetarët shkodranë dolën në protestë për të treguar mbështetje pasi vlerësojnë figurën e Saimir Rustemit. 14 policë dhe ish-efektivë të Policisë në Shkodër, përfshirë edhe ish-shefin e Rendit Saimir Rustemi u arrestuan pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore (AMP), i akuzon për vjedhje dhe shpërdorim detyre për një tender të rikonstruksionit të Komisariatit të Policisë Shkodër me vlerë 2 milionë lekë. Sipas AMP, këta efektivë kanë favorizuar subjekte të ndryshme dhe në mënyrë të qëllimshme nuk i kanë referuar shkeljet me procedurat e prokurorimeve

 

saimir rustemi shkoder

Sondazh

Poll