Aktualitet

Itali/ Tortë me valixhe dhe kokainë, shqiptari kalon ditëlindjen në Komisariat

23 Shkurt 2019, 12:47 Nga DOSJA
Itali/ Tortë me valixhe dhe kokainë, shqiptari kalon ditëlindjen

ITALI– Një tortë ditëlindjeje e dekoruar në mënyrë të veçantë, i ka rënë në sy efektivëve italianë.

Torta ishte e dekoruar si një valizhe e mbushur me euro dhe sipër saj kishte edhe “kokainë”.

Në tortë shkruhej edhe urimi në shqip: “Edhe 100 Biphe”.

Për shkak të mënyrës shumë interesante me të cilën ishte porositur torta, efektivët vendosën që t’i shkonin në shtëpi djalit të ditëlindjes, të cilin më pas e shoqëruan në Komisariat.

Pas verifikimeve mësuan se shqiptari ishte në masën “arrest shtëpie” dhe se torta ishte dhuratë nga shokët në kontekstin e shakasë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali shqiptari ne itali torta e ditelindjes itali shqiptari ne itali torta e ditelindjes

Sondazh

Poll