Politike

'Koha është tani', Meta poston videon nga manifestimi i 2 marsit, mesazhi që ka për shqiptarët

Pak momente më parë Meta ka zgjedhur të postojë një video nga protesta e 2 marsit dhe ka bërë thirrje për referendum duke u shprehur se koha është tani.

25 Korrik 2022, 14:16 Nga e.k
'Koha është tani', Meta poston videon nga manifestimi i 2
Pamje nga protesta e 2 marsit

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme pasi ka hequr kostumin presidencial dhe ka rimarrë kartën e anëtarësimit të LSI-së, parti që e themeloi vetë. Pak momente më parë Meta ka zgjedhur të postojë një video nga protesta e 2 marsit dhe ka bërë thirrje për referendum duke u shprehur se koha është tani.

“NJË BESËLIDHJE KUQEZI PËR TRIUMFIN E SOVRANITETIT DHE REFERENDUMIT!  Misioni i 2 Marsit, nuk ka përfunduar. Sapo ka rifilluar. Me vizion, ide dhe energji të reja, së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit. KOHA ËSHTË TANI!”, shkruan Meta në postimin e radhës në Facebook.

POSTIMI I ILIR METES

ilir meta

Sondazh

Poll