Politike

VD-"Ministrja më e korruptuar në Evropë", Berisha akuzon Ballukun: E ka verbëruar babëzia, 200 mln euro mobilon zyrën

Berisha tha se Balluku është ministrja më e korruptuar në Evropë

25 Korrik 2022, 12:58 Nga f.g
VD-"Ministrja më e korruptuar në Evropë", Berisha
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se lëvizja e Arben Ahmetajt nga posti i zv.kryeministrit dhe zëvendësimi i tij me Belinda Balluku është një konkurs "hajdutësh". Në deklaratën për mediat nga selia blu, Berisha tha se Balluku është ministrja më e korruptuar në Evropë, ndërsa e etiketoi si "miss hajnia që mobilon 200 mijë euro zyrën dhe është e babëzitur".

Znj dhe zotërinj, kush e zëvendësoi Ahmetajn? Ministrja më e korruptuar e qeverisë në historinë e Shqipërisë, rajonit dhe Evropës. Që kur punonte me Ramën në bashki deri sot. Belinda Balluku është autorja dhe drejton ministrinë që ndërton rrugë, rrugë me çmime 10 fish më të lartë. Ndërtimtaria ka manuale si në Evropë dhe në Shqipëri, ka manuale për çdo vepër publike, për çdo detaj.

Një njeri që e ka verbëruar babëzia dhe urrejtja për qytetarin e thjesht. Mobilon zyrën 200 mijë euro. Nëse ne mendojmë për ata që janë në kazan nuk ia lejon vetes një luks të tillë. Por kjo është një nga aferët e Ballukut. Një rrugë me miliona euro kilometri. Rruga Levan Vlorë kushtoi 10 herë më pak sesa Unaza apo Rruga në fushë që ndërton Belinda dhe nënkontrakton. Nuk është pra rasti që ikën një superhajdut dhe kthehet mis Hajnia. 

Deklarata e Berishës vjen pas lirimit nga detyra të zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kalimit të Belinda Ballukut në të njëjtin post. 

belinda balluku arben ahmetaj sali berisha

Sondazh

Poll