Politike

Ceremonia e betimit të Presidentit Begaj, opozita s'gjen konsensus, shkoi e përçarë në seancë

Përveç maxhorancës, në sallë ishin 20 deputetë nga radha e Partisë Demokratike, 3 aleatët e PD-së dhe Kryemadhi e Xhixho nga radha e LSI-së.

25 Korrik 2022, 12:34 Nga A.B
Ceremonia e betimit të Presidentit Begaj, opozita s'gjen konsensus,
Betimi i Bajram Begajt

TIRANË- Opozita u shfaq e përçarë ditën e djeshme në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begajt. Pasditen e 24 korrikut, u paraqitën një e nga një në Kuvendin e Shqipërisë disa nga deputetët e opozitës, ku në mesin e tyre u dallua edhe prezenca e Ina Zhupës dhe Bujar Leskajt, të dy deputetë të krahut të kryetarit të PD-së, Sali Berisha i cili bojkoti seancën. Edhe pse Berisha vendosi bojkot, Zhupa e Leskaj vendosën të merrenin pjesë në betim, bashkë me kolegët e tjerë. 

Përveç maxhorancës, në sallë ishin 20 deputetë nga radha e Partisë Demokratike, 3 aleatët e PD-së dhe Kryemadhi e Xhixho nga radha e LSI-së.

Partia Demokratike: Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetët, Ervin Salianji, Grida Duma, Oriola Pampuri, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferaj, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjekmarkaj, Andia Ulliri, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, Flutura Açka.

Aleatët e PD: Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

LSI: Kryetarja Monika Kryemadhi dhe deputetja Erisa Xhixho.

Deputetja Ina Zhupa deklaroi para gazetarëve pas përfundimit të betimit të Begajt se Berisha ishte në dijeni për ardhjen e saj në Kuvend e se ato kanë pasur një qëndrim zyrtar të PD-së.

'Ne nuk kemi pasur mbledhje grupi, por një qëndrim zyrtar të PD dhe deputetët marrin vendimet e tyre. Berisha është në dije të prezencës time sot këtu”, tha Zhupa para gazetarëve.

betimi i bajram begajt opozita

Sondazh

Poll