Politike

VD-'Nuk jam në garë as me Berishën e as me Lulushin'/ Meta: Ua kam lënë Bashkitë nga Tirana në Skrapar

Meta u shpreh se u ka lënë Bashkitë që nga Tirana e deri në Skrapar.

25 Korrik 2022, 10:52 Nga DOSJA
VD-'Nuk jam në garë as me Berishën e as me Lulushin'/
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se nuk është në garë as me Sali Berishën e sa me Lulzim Bashën. Për mediat, nga selia e LSI-së, Meta u shpreh se u ka lënë Bashkitë që nga Tirana e deri në Skrapar.

Ilir Meta: Partia e Referendumit na pret përpara, kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri, që nga problemi i kapjes së shtetit, referendumi do të jetë shpata, mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit. 

Pyetja: A do bashkëpunoni me Berishën?

Meta: Do bashkëpunojmë me cdo shqiptar të ndershëm, pa asnjë diskutim. . Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qënë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referndumi, është vetëm primarja, e përshëndes primaren që ka sjellë Berisha. është vënë në pikëpyetje ekzistenca e shtetit. 

Pyetja: Si ndiheni që nuk keni asnjë post?

Meta: Kam një pushtet të jashtëzakonshëm, kur dal në rrugë vonohem me takime, pushteti më i madh që dua është riferendumi, ua kam lënë Bashkitë nga Tirana në Skrapar. 

ilir meta meta ne lsi

Sondazh

Poll

Politike 25 Korrik 2022, 10:47 A.B

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sot...