Politike

VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!

Meta tha se e ka lënë atë post vite më parë e se u kthye pasi ka ndjerë nostalgji. 

25 Korrik 2022, 10:47 Nga A.B
VD-Meta: Nuk do marr drejtimin e LSI-së!
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të marrë drejtimin e LSI-së. Kështu deklaroi ai ditën e sotme përballë gazetarëve, në ambientet e jashtme të LSI-së, Meta tha se e ka lënë atë post vite më parë e se u kthye pasi ka ndjerë nostalgji. 

Ilir Meta:Tani ka ardhur momenti për një transformim të sistemit në vend, populli i 2 marsit duhet të nisë rryugën e tij të shumëfishohet ditë pas dite, sa më shpejt të triumfojë referendumi, si e vetmja rrugë që do të vendosë në kontroll këtë klasë të papërgjegjshme, jam e sigurtë se kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt, jam i bindur se referendumi që i ka munguar popullit do të ndodhë. 

Nëse u bëra president u bëra për shkak të LSI, e kam për detyrë të jap dhe llogari për këto 5 vite të ushtrimit të funksionit kaq të rëndësishëm. Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSi se këtë e lashë para 5 viteve.

ilir meta

Sondazh

Poll