Politike

VD-Shkon në LSI, Meta: Rrugë e re! Kisha nostalgji ndaj erdha, jam krenar për forcën politike që kam krijuar

Meta tregon se ndodhet në LSI pasi kishte nostalgji për partinë që ka krijuar vite më parë. 

25 Korrik 2022, 10:43 Nga A.B
VD-Shkon në LSI, Meta: Rrugë e re! Kisha nostalgji ndaj erdha, jam
Ilir Meta

TIRANË- Vetëm një ditë pasi dorëzoi postin e Presidentit të vendit, Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme ambientet e LSI-së. Ai u shpreh ditën e sotme se ndodhet në LSI pasi kishte nostalgji për partinë që ka krijuar vite më parë. 

“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik,. Një ditë e re një agim i ri edhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së edhe sepse jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politikë për të shpëtuar integrimin evropian që mbahte peng nga PS. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni që kleptokracia humbi ato mandate. Falë atij rrotacioni Shqipëria firmosi marrëveshjen e  Stabilizim-Asociimit”, tha Meta.

ilir meta meta ne lsi

Sondazh

Poll