Politike

Priti largimin e Metës nga Presidenca! Rama ndryshime në Qeveri, dekretimet i kalojnë Begajt

Duket se këto ndryshime Rama i kishte planifikuar për ditën e parë të punës së Begajt, duke mos ia lënë dekretimin Metës, i cili prej sot nuk ka më asnjë përgjegjësi si kreu i shtetit.

25 Korrik 2022, 10:15 Nga A.B
Priti largimin e Metës nga Presidenca! Rama ndryshime në Qeveri,
Bajram Begaj, Belinda Balluku, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Ilir Meta, Majlinda Dhuka

TIRANË- E hëna nis me ndryshime në kabinetin qeveritar! Teksa një ditë më parë u betua Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot në mëngjes, kryeministri njoftoi se janë ndryshuar edhe zëvendës kryeministei e kryenegociatori me BE-në. Dita e parë e punës e Begajt e gjen me inagurime dhe me përgjegjësi. Ai duhet të hedhë firmat e para të dekretimit për emërimin e Belinda Ballukut si zëvendëskryeministre dhe me kryenegociatoren Majlinda Dhuka.  

Duket se Rama e ka llogaritur mirë me orë largimin e Metës nga kreu i shtetit, duke kryer në moment të fundit ndryshimet në Qeveri të cilat do të dekretohen nga Begaj në fund të këtij sesioni parlamentar që do të mbyllet këtë të enjte.

Tashmë, Kuvendi duhet të mblidhet sërish në një seancë te posaçme, për të miratuar ndryshimet, të cilat më pas do i kalohen Presidentit për dekretim.

ilir meta bajram begaj edi rama belinda balluku majlinda dhuka

Sondazh

Poll