Politike

“Kujtuam 2 marsin”/ Meta takohet me ish-ambasadorin Agim Nesho: Është koha për veprim

Meta shkruan se kishin folur për tubimin e mbajtur në 2 mars dhe shton se tashmë ishte koha për veprim.

25 Korrik 2022, 10:04 Nga A.B
“Kujtuam 2 marsin”/ Meta takohet me ish-ambasadorin Agim Nesho:
Ilir Meta

TIRANË- Ilir Meta ka hequr 'petkun' e Presidenti të vendit. Mëngjesi i sotëm ka nisur më ndryshe se ditët e kaluara kur ishte në krye të shtetit shqiptar. Sot, Meta ka postuar një foto me ambasadorin Agim Nesho dhe me këshilltarin e tij Tedi Blushi me të cilët ka konsumuar kafen e mëngjesit. Në postimin e tij në facebook, ai shkruan se kishin folur për tubimin e mbajtur në 2 mars dhe shton se tashmë ishte koha për veprim.

Postimi i Plotë nga Ilir Meta:

I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re.

Ditën e djeshme, Meta dorëzoi zyrtarisht postin e Presidentit te Bajram Begaj. Ai u largua nga ky institucion duke bërë shqiponjën e duke mos mbajtur asnjë fjalim përballë të pranishmëve.

ilir meta

Sondazh

Poll