Politike

“Prioritet negociatat me BE-në,” Rama zëvendëson Mazin me Majlinda Dhukën

Rama falenderon kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

25 Korrik 2022, 08:26 Nga A.B
“Prioritet negociatat me BE-në,” Rama zëvendëson
Zef Mazi, Edi Rama dhe Majlinda Dhuka

TIRANË- Ndryshime të tjera në qeveri. Pasi ndyshoi postin e zëvendës kryeministrit, nga Ahmetaj te Belinda Balluku, kryeministri ka ndryshuar dhe ekipin negociator me Bashkimin Europian. Rama ka bërë të ditur se kryenegociatore është emëruar Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Dhuka është emëruar Ministre Shteti për marrëdhëniet me BE-në pranë kryeministrit. Rama falenderon kryenegociatorin Zef Mazi për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave.

'Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.'- shkruan Rama në 'Twitter'.

“Prioritet negociatat me BE-në,” Rama zëvendëson

zef mazi

Sondazh

Poll