Politike

Ndryshon kabineti qeveritar! Ikën Ahmetaj si Zv. kryeministër, emërohet Balluku

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se roli i zëvendës kryeministrit do të fokusohet në energjinë ndaj ka vendosur që në këtë post të emërojë Ballukun.

25 Korrik 2022, 08:14 Nga A.B
Ndryshon kabineti qeveritar! Ikën Ahmetaj si Zv. kryeministër,
Belinda Balluku, Edi Rama dhe Arben Ahmetaj

TIRANË- Ndryshime në kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama i ka besuar postin e zëvendëskryeministrin, Belinda Ballukut, duke shkarkuar nga kjo detyrë Arben Ahmetajn. Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se roli i zëvendës kryeministrit do të fokusohet në energjinë ndaj ka vendosur që në këtë post të emërojë Ballukun. Duke falenderuar Ahmetajn për kontributin e dhënë, Rama thotë se ai ka përmbushur misionin në fushat e caktuara.

DEKLARATA E RAMËS:

Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon.'- njofton Rama.

arben ahmetaj belinda balluku edi rama

Sondazh

Poll