Politike

“Ballkani i Hapur”, një delegacion i qeverisë maqedonase mbërrin sot në Tiranë

Në përbërje të delegacionit do të jetë zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti, zv/ministri i Financave Filip Nikollovski, zv/ministri i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini, koordinatori për “Ballkanin e Hapur”, Marjan Zabrqanec si dhe Nola Ismailova.

25 Korrik 2022, 09:17 Nga d.a.
“Ballkani i Hapur”, një delegacion i qeverisë maqedonase
Foto ilustruese

TIRANË- Një delegacion i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të mbërrijë sot në Tiranë dhe do të qëndrojë për dy ditë në kuadër të nismës Open Ballkan.

Në përbërje të delegacionit do të jetë zv/kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Admirim Aliti, zv/ministri i Financave Filip Nikollovski, zv/ministri i Bujqësisë Abdylshyqyr Abedini, koordinatori për “Ballkanin e Hapur”, Marjan Zabrqanec si dhe Nola Ismailova.

Sipas njoftimit të Qeverisë, tema kryesore në takimet intensive në Tiranë do të jenë thellimi i bashkëpunimit në ballafaqimin me krizën e ushqimin dhe energjinë elektrike, por edhe rreziku nga zjarret gjatë verës.

Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

balkani i hapur fatmir bytyqi kreshnik bekteshi

Sondazh

Poll