Sport

Dhunë në familje! Ylli i NBA-së përballet me dënimin 11 vjet e 8 muaj burg…

Akuza: Basketbollisti i Hornets, Miles Bridges, akuzohet se ka rrahur për vdekje partneren e tij para dy fëmijëve të tyre

22 Korrik 2022, 19:33 Nga DOSJA

Dhunë në familje! Ylli i NBA-së përballet me dënimin 11

SHBA - Miles Bridges, ylli i Charlotte Hornets, po kalon momentin më të keq të karrierës së tij të re në NBA. Basketbollisti 24-vjeçar u arrestua dy javë më parë me akuzën se dyshohet se kishte rrahur për vdekje gruan e tij, Mychelle Johnson, përpara dy fëmijëve të tyre të vegjël. Ajo zbuloi abuzimin në rrjetet sociale duke postuar pamje shumë eksplicite të plagëve të saj dhe një raport mjekësor tronditës.

Dhunë në familje! Ylli i NBA-së përballet me dënimin 11

Në orët e fundit, Miles është deklaruar i pafajshëm për tre akuza për dhunë në familje, por ky është vetëm fillimi i një procesi gjyqësor, që duket se do të shkojë shumë. Lojtari, i cili kohët e fundit mori një ofertë për të zgjatur kontratën e tij me Hornets, për të cilët ai ishte shënuesi kryesor i tyre sezonin e kaluar, do të fillojë betejën e tij ligjore muajin e ardhshëm.

Procesi mund të përfundojë me lojtarin në burg. Sipas Steve Reed të ‘AP’, Bridges përballet me 11 vjet e 8 muaj burg, nëse dënohet për këto akuza sipas zyrës së prokurorit të qarkut në Los Angeles. Data e seancës paraprake është caktuar për 19 gushtin e ardhshëm. Por gjërat po duken keq për Miles Bridges.

Dhunë në familje! Ylli i NBA-së përballet me dënimin 11

Ky është një lajm më se shqetësues për Bridges, i cili së fundmi është përfshirë në një sërë polemikash. Edhe pse kjo është një tjetër dhe më e rënda nga të gjitha. Lojtari, i cili punon si reper në kohën e lirë, mund ta shohë karrierën dhe jetën e tij të shkatërruar nga kjo, por do të duhet të presim për të parë se si do të zhvillohet gjyqi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll