Sport

VD/ Një ngjarje surreale! Mourinho ‘dëshmitar’ në një propozim për martesë…

Kjo i mungonte trajnerit portugez. Një tifoz, duket roman, i kërkoi dorën të dashurës së tij në prani të trajnerit portugez, pasi çifti bëri një foto me të

22 Korrik 2022, 18:56 Nga DOSJA

VD/ Një ngjarje surreale! Mourinho ‘dëshmitar’ në

ITALI - José Mourinho ka qenë sërish protagonist, duke u shfaqur në një video virale... por ai është thjesht një spektator i ngjarjes. Pasi bëri një foto me disa tifozë të Romës, njeri prej tyre i propozoi të dashurës së tij dhe i kërkoi dorën për martesë para trajnerit portugez dhe gjithë stafit të tij, në momentet para stërvitjes së Romës sot.

Në video mund të shihni se si, menjëherë pas fotos, burri i kërkoi Mourinhos të priste një moment, për të cilën portugezi pranoi. Në atë moment, burri e kapi për dore gruan dhe pasi i mbajti një fjalim të përzemërt në spanjisht, teksa i kërkoi dorën për martesë në gjunjë dhe i puthi dorën.

Ishte ajo që mungonte në listën e trofeve të fituara të José Mourinhos. Vetë Roma ka publikuar me tone humori momentin emocionues në llogarinë e saj në Twitter. “Ndoshta kjo ka munguar në listën e trofeve të fituara të José Mourinhos”,- thuhet në Twitter.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll