Sport

‘EL CLASICO’ e Las Vegasit: Barcelona-Real Madrid, në stadiumin supermodern ‘Allegiant’, që ka kushtuar 2000 milionë euro

'Shtëpia' e Raiders, pret ‘El Clasicon’ spanjole. Biletat janë shitur dhe më e lira ka kushtuar 295 dollarë

23 Korrik 2022, 07:06 Nga DOSJA

‘EL CLASICO’ e Las Vegasit: Barcelona-Real Madrid, në stadiumin

SHBA - Shfaqja më e madhe e La Ligas, më e lakmuara në mbarë botën nga markat, i kalon sërish kufijtë. Pasi u luajt në Miami në vitin 2017, ‘El Clasico’ kalon në Las Vegas këtë të shtunë, të dielën në mëngjes (ora 05:06) në Europë. Parashikohet që në atë orë temperature do të jetë mbi 36 gradë, por tifozët nuk do ta ndiejnë atë për shkak ambientit të kondicionuar që të ofrojnë mjediset e stadiumit.

Do të luhet në stadiumin impozant ‘Allegiant’. Është impianti ndër më modernët në botë dhe jo vetëm për shkak të dimensioneve. Për ndërtimin e tij u investuan afro 2.000 milionë euro, i cili filloi me vendosjen e gurit të parë në vitin 2017 dhe përfundoi në vitin 2020, duke e bërë atë të dytin më të shtrenjtë në botë. Duke folur për miliona, vlerësohet se gjeneron 610 milionë në vit.

‘EL CLASICO’ e Las Vegasit: Barcelona-Real Madrid, në stadiumin

Ky kapacitet i rëndësishëm për shkak të natyrës së tij multidisiplinare: megjithëse dallohet si ‘shtëpia’ e NFL Raiders, në vitin 2024 do të presë Super Bowl LVIII, aty zhvillohen të gjitha llojet e aktiviteteve. Koncertet e tij janë shumë të njohura, si ato të ardhshme të Red Hot Chili Peppers, apo Elton John, i cili e ka planifikuar në turin e tij muzikor të lamtumirës.

Stadiumi ‘Allegiant’ është gjithashtu i disponueshëm edhe për ngjarje të ndryshme, nga biznesi në ceremoni sentimentale. Për shkak të zonave të ndryshme, mund të bëhen propozime dhe madje edhe dasma, me një ceremoni prej një ore e gjysmë dhe deri në 50 të ftuar. Kjo rrëmujë kërkon 6.000 vende pune të përhershme dhe ka një strukturë solide, konkretisht 28000 tonë më shumë se Statuja e Lirisë.

‘EL CLASICO’ e Las Vegasit: Barcelona-Real Madrid, në stadiumin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll