Sport

VD/ Haaland feston ditëlindjen te Man.City, të nxitur nga Grealish, shokët i kërkojnë norvegjezit të mbajë një fjalim…

Sulmuesi norvegjez festoi me shokët e skuadrën 22-vjetorin e lindjes. Fjala e tij falenderuese u prit me brohoritje dhe të qeshura

22 Korrik 2022, 16:59 Nga DOSJA

VD/ Haaland feston ditëlindjen te Man.City, të nxitur nga Grealish,

SHBA - Superylli norvegjez, prej 51 milionë paundësh festoi ditëlindjen e tij të 22-të, ndërsa është larg në SHBA në një turne me Man.Cityn për parasezonin. Grealish dhe Co thërrisnin Haaland, Haaland dhe Jack nuk ndalonte së thëni: "Fjalim! Fjalim!"

Haaland shkoi drejt kreut të tavolinës dhe tha: "Faleminderit të gjithëve. Nuk dua të jem i mërzitshëm. Faleminderit të gjithëve për mirëseardhjen. Unë e vlerësoj shumë... nga të gjithë. Shpresoj që të gjithë ta shijojnë ditën sot dhe po, le të vazhdojmë!" Fjalimi i Haaland u prit me të qeshura dhe brohoritje, si dhe me këngën e tij personale.

Nënshkrimi i verës është gati për të bërë debutimin e tij te City kundër rivalëve të vjetër të Bayern Munich të dielën. Ata luajnë me kampionët e Gjermanisë në ‘Lambeau Field’ në Wisconsin, që korrespondon me mesnatën në Europë. Gjithsesi, dalja e radhës për Haaland mund të jetë edhe kundër rivalëve të Premier League, Liverpool. Kampionët e Cityt do të takohet me “Reds” për kupën e Community Shield. Ndeshja do të zhvillohet të shtunën më 30 korrik në stadiumin ‘King Power’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll