Sport

Përplasja vazhdon, La Liga kundër marrëveshjes PSG-Mbappé: kërkohet anulimi i kontratës...

La Liga dyshohet se pretendon gjithashtu anulimin e llogarive të klubit nga DNCG, organi që mbikëqyr situatën financiare të klubeve të Ligue 1.

22 Korrik 2022, 20:20 Nga DOSJA
Përplasja vazhdon, La Liga kundër marrëveshjes PSG-Mbappé:

FRANCE - Përplasja mes La Ligës dhe Paris Saint-Germain për Mbappé vazhdon. Sipas ‘AFP’, liga spanjole e futbollit i ka kërkuar gjykatës administrative të Parisit që të  ndërpresë kontratën e sulmuesit me klubin francez. Por kjo nuk është e gjitha. La Liga dyshohet se pretendon gjithashtu anulimin e llogarive të klubit nga DNCG, organi që mbikëqyr situatën financiare të klubeve të Ligue 1.

Për momentin, këto dy kërkesa nga Spanja, do të ishin refuzuar përkohësisht për mungesë urgjence nga autoritetet franceze, por së shpejti gjithçka do të shqyrtohet në detaje në kohën e duhur. Një vendim ky që nuk e befasoi La Ligën. "Ne e prisnim, - u shpreh Juan Branco, avokati francez i organizatës iberike të futbollit. - Ishte një apel teknik, ajo që ka rëndësi është gjykimi në themel".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll