Sport

PËR HERË TË PARË! Romelu Lukaku në versionin ‘Interist’, në natën e parë në Milano pas largimit nga Chelsea (video)

Sulmuesi belg qëndroi mbi një karrige dhe këndoi për bashkëlojtarët e tij të Inter, ndërsa ka nisur të shijojë jetën në Itali.

22 Korrik 2022, 16:28 Nga DOSJA

PËR HERË TË PARË! Romelu Lukaku në versionin

ITALI - 29-vjeçari belg u rikthye te gjigantët e Serie A në formë huazimi në fillim të kësaj vere, pas një viti të mjerueshëm te Chelsea. Vetëm 12 muaj më parë, Lukaku u largua nga Interi për kaluar te skuadra e Premier League, për një marrëveshje me vlerë 97.5 milionë paundë.

Por tani ai është kthyer në Inter, ku lulëzoi për dy sezone midis 2019 dhe 2021. Dhe ai u bëri serenatë bashkëlojtarëve të tij të rinj, duke u ngjitur në karrigen e tij dhe duke u kënduar atyre gjatë një darke ekipore, një video e cila u postua në mediat sociale.

PËR HERË TË PARË! Romelu Lukaku në versionin

Si Lukaku ashtu edhe pjesa tjetër e skuadrës dukej se po e pëlqenin fillimin, ndërsa lidhja e dashurisë së ish-futbollistit të Manchester United me futbollin italian vazhdon. Kjo vjen pasi ai pranoi në fillim të këtij muaji se nuk duhej të largohej kurrë nga Interi në radhë të parë.

Në prezantimin e fanelave të Interit, ai tha: "U largova. Ishte një gabim. Tani jam i lumtur që do ta vesh këtë fanelë, skuadra e di se çfarë duhet të bëjmë, do të jetë një sfidë e madhe këtë sezon dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. E kuptova sezonin e kaluar kur isha në Angli, se sa i rëndësishëm është Interi në botë.

PËR HERË TË PARË! Romelu Lukaku në versionin

Milani është një qytet i mrekullueshëm dhe kjo është arsyeja pse e mbajta apartamentin e vjetër kur shkova në Londër, sepse nëna ime vinte këtu gjatë gjithë kohës dhe unë doja të kthehesha gjithashtu”.

Gjatë periudhës së tij të parë te Inter, Lukaku shënoi 64 gola në 95 ndeshje. Por forma e tij sportive ra kur u kthye në Angli, pasi gjeti rrjetën vetëm 15 herë në 44 ndeshje për Chelsean. Tani ai shpreson se mund ta ndihmojë Interin të rifitojë titullin e Serie A, të cilin ata e fituan në 2021, për herë të parë pas 11 vitesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll