Sport

Trajneri Gega nuk fshihet: “Për Kukësin nuk ka sekrete, ne jemi pretendentë”

“Nuk jemi plotësuar ende, kemi kërkesa për të marrë lojtarë, por po mundohemi t’i shohim me kujdes, për të mos investuar te lojtarë që do të rrijnë në stol”.

22 Korrik 2022, 15:34 Nga DOSJA

Trajneri Gega nuk fshihet: “Për Kukësin nuk ka sekrete, ne jemi

TIRANE - Rreth dy vite nga aventura e tij e parë në krye të Kukësit, Skënder Gega është rikthyer të drejtojë skuadrën verilindore në të tjera kushte, pas një eksperiece te Skënderbeu në fundin e vitit të shkuar, ku në 9 ndeshje regjistroi 5 barazime, 3 humbje dhe një fitore. Kukësi edhe pse jashtë zonës europiane në sezonin e shkuar, mbetet me të njëjtat pretendime të larta në çdo pragsezoni.

“E kam shijuar edhe sfidën te Skënderbeu, çdo trajner, pavarësisht se ku shkon dhe çfarë klasifikimi ka skuadra, ose ca problematike ka, çdo njeri duhet të japë maksimumin. Ka qenë një eksperiencë e mirë edhe pse fundin e kishte të hidhur për nga historia. Kurse Kukësi është një sfidë e re, një sfidë që dihet që në start se çfarë pretendimesh ka. Ka një klub që vitet e fundit është bërë elitar. Nuk ka sekrete, ne jemi pretendentë”.

Megjithatë, si shumica e skuadrave, edhe ky vit për Kukësin fillon me shumë lojtarë të ndryshuar nga edicioni i shkuar, një problematikë kjo që nuk po gjen zgjidhje me sa duket në vendin tonë. 7 janë afrimet e reja te verilindorët.

“Nuk mund të them se kjo është diçka që e ndihmon, por njerëzit janë të lidhur në bazë të kontratave dhe në bazë të marrëveshjeve, shpesh herë largohen sepse nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Megjithatë, do të ishte mirë që të kishim një grup që ka kohë që luan bashkë por kjo është sfida, për mua dhe për ata që i është dhënë mundësia”. 

Trajneri Gega nuk fshihet: “Për Kukësin nuk ka sekrete, ne jemi

Po si ka qenë kjo merkato për verilindorët?

“Në pjesën më të madhe, skuadra i është përgjigjur kërkesave të tyre, por kemi patur edhe refuzime, jo për shkakun tone, por për kërkesat e tyre. Kështu që po bëjmë më të mirën me ato që kemi patur mundësi dhe me ato që kemi pare. Nuk jemi plotësuar ende, kemi kërkesa për të marrë lojtarë, por po mundohemi t’i shohim me kujdes, për të mos investuar te lojtarë që do të rrijnë në stol”.

Kukësi e fillon këtë sezon me synimin e titullit kampion, apo zonës europiane?

“Unë them t'i marrim një nga një ndeshjet, e para është me Tiranën, skuadrën kampione, një ekip që ka bërë mirë shumë, përderisa është kampione nuk i ka marrë askujt dhe nuk i ka vjedhur dikujt gjë. Kanë patur këto periudhat e kupave të Europës me uljet e ngritjet e tyre, por unë mendoj se janë ekip me vlera. Ne do të mundohemi që në ndeshjen e parë të jemi solidë, të jemi 100%, ky është hapi i parë dhe ajo që mendoj, nuk mendoj për më larg”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll