Sport

VD/ Ky është ‘Riva 90' Argo’, megajahti që Beckhams kanë blerë. Kushton 6 mln. euro!

Është bërë me porosi në kantierin e firmës Ferretti në Itali. Një jaht me dizajn sportiv, që e kanë quajtur ‘Seven’, për nder të numrit që futbollisti mbante në fanelë

22 Korrik 2022, 13:46 Nga DOSJA

VD/ Ky është ‘Riva 90' Argo’, megajahti që

SHBA - Që kur u transferuan për të jetuar në Miami, David dhe Victoria Beckham kanë nisur të marrin edhe më shumë kënaqësi me lundrimet. Verën e kaluar ata i kaluanm pushimet e tyre në jahtin e Elton John. Kjo është arsyeja pse, tani, martesa më ikonike në Britaninë e Madhe, ka vendosur të ketë një jaht të sajin. 

Dhe kjo ka ndodhur. Tani pronë e tyre është ‘Riva 90' Argo’, e ndërtuar me porosi ekskluzivisht për ta, në kantierin e Ferretit. Një jaht me dizajn sportiv, që e kanë quajtur ‘Seven’, për nder të numrit që futbollisti mbante në fanelë. 

VD/ Ky është ‘Riva 90' Argo’, megajahti që

Është 28.49 metra i gjatë, ka pesë kabina (përveç atyre për ekuipazhin) me banjot e tyre private përkatëse, një kuzhinë të pajisur plotësisht dhe kapacitet për deri në dhjetë persona. Gjithë luks i detajeve që Beckham-ve, të mos u mungojë në ‘pallatin’ e tyre mbresëlënës gjatë pushimeve.

Ndërsa pjesa e jashtme ka një pamje futuristike, pjesa e brendshme është shumë më klasike. Ai arrin një shpejtësi prej 30 nyjesh dhe ka një rreze veprimi deri në 300 milje detare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll