Sport

DRAMA! Sebastien Haller nga spitali: “Hapi i parë përfundoi, falë mjekëve”…

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë poston një foto të buzëqeshur, por sipas ‘Bild’ në ditët në vijim ai do të ketë një pamje më të qartë për kancerin në testikul, që i është diagnostikuar.

22 Korrik 2022, 11:19 Nga DOSJA

DRAMA! Sebastien Haller nga spitali: “Hapi i parë përfundoi,

GJERMANI - Sebastien Haller rikthehet për të përditësuar fansat e tij në rrjetet sociale, dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testicular, që tronditi Borussia Dortmundin dhe gjithë botën e futbollit.  Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti nga Ajax në fillim të korrikut për të zëvendësuar Erling Haaland, postoi një foto të buzëqeshur nga shtrati në spital, ku është shtuar për t’u kuruar.

"Përshëndetje të gjithëve, doja t'ju bëja me dije, se hapi i parë ka përfunduar! Do të doja të falënderoja Borussia Dortmundin dhe ekipin mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua. Një falenderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin mjekësor në spital për mbështetjen dhe vullnetin e mire,"- ka shkruar Haller. 

DRAMA! Sebastien Haller nga spitali: “Hapi i parë përfundoi,

Sipas gjermanes ‘Bild’, në ditët në vijim pasqyra klinike e Sebastien Hallerit do të jetë më e qartë edhe për mjekët, të cilët do të përcaktojnë hapat e ardhshëm dhe kohët e rikuperimit. Ndërkohë, Borussia e Dortmundit është përherë në mbështetje të shokut të tyre, i cili duhet të përballet edhe me këtë sëmundje të frikshme.

DRAMA! Sebastien Haller nga spitali: “Hapi i parë përfundoi,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll